May 10, 2024
Kosovë

Ka rënë ashensori me 9 persona në Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar nga rënia e ashensorit në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” në lagjen Emshir të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës për Prishtinën.

Ajo shtoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, dhe se në ashensor ishin nëntë persona.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin./Klankosova.tv