May 26, 2024
Lajmet e reja

“Edhe të kidnapojnë edhe të nënçmojnë”, Bujar Osmani këmbë përmbi këmbë e pret Kastriot Rexhepin

Deputeti Kastriot Rexhepi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, shkruan TV21. Rexhepi shkruan si rrjedhojë e takimeve që ka pasur dje me kryeministrin Zaev dhe sot me kryediplomatin Osmani ka vendosur të ngre iniciativë joformale në Kuvend, për bashkimin e forcave progresive në drejtim të ruajtjes së perspektivës euroatlantike të vendit.
Në fotografitë e publikuara pas takimit, shihet Bujar Osmani këmbë përmbi këmbë në takimin me Rexhepin, që në rrjetet sociale është komentuar si qëndrim nënçmues.
“Edhe të kidnapojnë edhe të nënçmojnë”, kanë komentuar në rrjetet sociale duke aluduar tek “zhdukja” e deputetit Rexhepi në ditën kur duhej të votohet rrëzimi i qeverisë.