Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi nga takimi me presidenten.
Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në këtë periudhë, duke përmendur betejat ligjore për rikthimin në Kosovë të ish-krerëve të UÇK-së.
“Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

