May 5, 2024
Lajmet e reja

Në Kovid-Qendrat në Shkup për 24 orë hospitalizohen 87 pacient

Në Kovid-Qendrat në Shkup për 24 orë hospitalizohen 87 pacient

Në 24 orët e kaluara në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 87 pacient për shkak të komplikimeve nga korona virusi. Gjithsejtë 686 persona të dyshuar dhe të vërtetuar me Kovid-19 po kurohen në repartet infektive në kryeqendër. Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur 45 pranime. Në Kovid-Qendrën “8 Shtatori” janë pranuar 20 pacient, 11 në Klinikën infektive. Në Kozle nuk kishte pacientë të ri, ndërkohë që 2 pacientë janë pranuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Në 24 orët e fundit janë lëshuar në shtëpi 68 pacient të shëruar.