Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ka zhvilluar në Nju Jork takim dypalësh me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša.
Takimi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ekonomik, si dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për procesin tonë të integrimit evropian e vlerësojmë lart. Partneriteti dhe bashkëpunimi me miqtë tanë sllovenë mbeten të rëndësishëm për stabilitetin, zhvillimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit”, u shpreh Sali.
Ai theksoi se bashkëpunimi me Slloveninë mbetet i rëndësishëm në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

