May 14, 2024
Kolumna

Znj. Ageler, Welcome! Mirë se keni ardhur këtu në RMV bashkë me valixhen tuaj diplomatike antikrim dhe antikorrupsion!

Ejup Berisha

Këta përfaqsuesit e shteteve të jashtme mike tonat: Të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Europës a po duan ti çrrënjosin apo po duan ti rrënjosin edhe më thellë seç janë të rrënjosura këtu te ne krimin dhe korrupcionin. Kjo pyetja ime mund të duket shumë qesharake por në fakt e njëjta është shumë serioze, provokative dhe intriguese. Nëse këta duan ti çrrënjosin me të vërtetë krimin dhe korrupcionin atëher kjo është punë dhe veprim i qëlluar i tyre, e nëse duan ti rrënjosin akoma më thellë këto të dyja atëher e kanë kot sepse këto punë ne i kemi bërë që moti vetë apo ja tridhje vite rrjesht. Pra nëse këta vërtetë duan të na shpëtojnë nga krimi dhe korrupcioni këtu te ne atëher kjo është puna më e bukur dhe më e nevojshme që do ta bënin këta e që nuk e bëmë dot ne këtu te ne ndërsa duheshte ta bënim detyrimisht dhe domosdoshmërisht të gjithë, kjo pra ishte detyrë dhe obligim i yni primar e jo e miqve tanë perendimorë tani. Por ne fatkeqsishtë nuk bëmë asgjë në këtë drejtim prandaj te ne avash avash krimi dhe korrupcioni u bënë Elefantë e jo desh. E cfar duheshte të bënim ne këtu në RMV, ne pra duheshte jo ti rrënjosim ashtu siç kemi bërë një kohë të gjatë me krimin dhe korrupcionin, pra ne i kemi lejuar të nodhin këto edhe pse duheshte të mos lejohen që të lëshojnë fare rrënjë të njëjtat. Nëse këta nga vendet perendimore duan të na ndihmojnë ne në luftën kundër këtyre dy kancereve shumë të rrezikshme e të rënda të shoqërisë tonë atëher qytetarët e pakorruptuar duhet ti japin përkrahje të fuqishme kësaj përpjekjeje dhe gatishmërie fisnike të miqve tanë Amerikan, anglez dhe europjan. Edhe pse rrënjosja e korrupcionit këtu në RMV nuk ka ndodhur pa e kuptuar dhe pa e vërejtur askush nga ne, por edhe nga ata nga jashtë të cilët sillen vërdallë rreth neshë këtu në vendin tonë. Kur jemi te çrrënjosja e krimit dhe e korrupcionit më mirë do të ishte që këto punë të bëheshin më herët sesa tani kur këtyre u janë rritur, u janë trashur dhe u janë thelluar tepër shumë rrënjët. Për të çrrënjosur nuk është lehtë as kur psh tentoni që ta largoni një dru rrënjët e të cilit janë ngulitur shumë thellë në tokë e lereni më krimin dhe korrupcionin. Në këtë qështje ku rezistenca e aktorëve kryesorë të akteve kriminale dhe korruptive mund të jetë shumë e ashpër dhe tejet e vendosur beteja kundër këtyre dy gjërave të këqija shoqërore do të jetë shumë më e vështirë dhe e përcjellur me plot pengesa dhe me sfida të shumta. Akush deri tani nuk është dorëzuar aq lehtë flas për ata që janë marrë me akte krimi dhe korrupcioni edhe pse tani në rastin konkret këtu te ne betejën kyqe do ta zhvillojnë SHBA-të që kanë përvojë të bollshme e të duhur në aktivitetet e luftimit të akteve të tilla të kundërligjshme dhe të dënueshme shoqërore. Prandaj përsëris se kjo betejë e tyre nuk do të jetë e thjeshtë dhe aq e lehtë. Por SHBA-të janë superfuqi dhe besoj se e kanë edhe terapinë më të qëlluar dhe më të përshtatshme në përpjekjet për crrënjosjen e krimit dhe korrupcionit këtu te ne. Kur jemi te krimi dhe korrupcioni shteti ynë nuk është entitet i vetmi në rajon në të cilin lulzojnë këto të këqija me bollëk, por krim dhe korrupcion ka gjetiu nëpër shtetet e rajonit.Prandaj SHBA-të nëse duan sukses dhe efikasitet në betejën e tyre kundër të këqijave shoqërore që u përmendën këtu në këto troje këta duhet ta zgjërojnë front in e luftës së tyre kundër tyre edhe në shtetet e tjara të rajonit.

Kjo pra duhet të jetë betejë më e zgjëruar dhe më gjithpërfshirëse pasiqë aktorët e krimit dhe të korrupcionit këtu mund të solidarizohen dhe të bashkveprojnë mes vete me qëllim që ta mbrojnë jo vetëmse vetveten por edhe njëri tjeterin prandaj kamë shumë frikë se kjo do të mund jo vetëmse ta dobësojë por edhe ta komplikojë betejën e vendosur amerikane,angleze dhe europjane kundër krimit dhe korrupcionit jo vetëm këtu por edhe më gjërë në rajon. Prandaj miq amrikan,anglez dhe europjan kujdes me aktorët e krimeve dhe të korrupcionit këta janë mjeshtër të përkryer të tyre sepse kanë përvojë shumë të gjatë me to.

Shkëlqësi Ambasadore e SHBA-ve Z.nj Ageler Welcome apo Mirëse keni ardhur në misionin e ri diplomatik te ne në RMV dhe a e dini cka shumë po më pelqen ajo valixhja juaj diplomatike anti-krim dhe anti-korrupcion. Prandaj ju dëshiroj suksese dhe mbarsi në luftën tuaj kundër tyre jo vetëmse këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe më gjërë në rajonin e Ballkanit.