April 25, 2024
Maqedoni

Zjarrfikësit në Kumanovë intervenuan në dy zjarre

Njësia kundër zjarreve në Kumanovë ka intervenuar në dy zjarre gjatë natës dhe ditës së djeshme, ka informuar sot Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Kumanovë.

Njësia territoriale kundër zjarreve ka intervenuar nga ora 09:35 deri ora 10 me një automjet dhe katër zjarrfikës në një oxhak të përfshirë nga flakët në një shtëpi në rrugën “Bajram Shabani”, ndërsa gjatë natës nga ora 23:05 deri 23:40 në një oxhak të përfshirë nga flakët nga qebaptorja “Xhipsi”.