May 5, 2024
Maqedoni

Edhe një pishinë “midis” Çairit (FOTO)

Në rrugën Cvetan Dimov është shfaqur një gropë e cila po ua dëmton qytetarëve makinat. Gropa është një kohë të gjatë, ndërsa autoritete komunale nuk e kanë parë të udhës të intervenojnë për ta rregulluar atë. Me reshjet e shiut gropa është shndërruar si një mini pishinë. Kujtojmë se Visar Ganiu ka premtuar pishinë për çdo lagje në Çair. Por, pishinat e vetme në Çair qe mund të shihen janë vetëm këto, gropat e pambuluar.