Manastiri nuk gjenë qetësi nga tërmetet, një u regjistrua dhe në Shkup

Një seri tërmetesh në mëngjes sërish janë ndjerë në Manastir dhe rrethinë.

Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup informoim se më së shumti tërmeti është ndjerë në ora 04:01, i cili ka qenë me intensitet 3,7 ballë sipas Rihterit dhe katër ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

Epiqendrat e tërmeteve gjenden në 120 kilometra në jug të Shkupit në Greqinë fqinje

Tërmet me intensitet prej tre deri katër ballë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike sot paradite në orën 9:09 minuta është regjistruar në Shkup.

Tërmeti ishte me magnitudë prej 2,6, ndërsa epiqendra e rajonit qendror të Shkupit.

Sipas të dhënave me të cilat disponon Observatoriumi Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup, tërmeti është ndjerë nga popullata në Shkup dhe rrethinë.