April 29, 2024
Maqedoni

Ziadin Sela ka nisur takimet në oda – e filloi me Haraçinën

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka lënë tubimet dhe ka filluar takimet nëpër oda. Këtë formë e afrimit me qytetarët, Sela e ka nisur nga Haraçina, përcjell TV21.

“Odat, në historinë tonë kombëtare kanë qenë institucion me peshë, ku janë kuvenduar tema të rëndësishme për familjen dhe popullin, janë pleqnuar ngatërresa e kanë lindur bashkime e unitete. Ne jemi të njëjtit, kemi të njëjtat vlera e tradita, që edhe përskaj ndryshimeve e adaptimeve të kohës, kemi ndërgjegjen e krenarinë e mjaftueshme për tu hyrë në oda, për të dhënë llogari për sukseset e për të kuvenduar rreth sfidave.

Sonte në Haraçinën heroike, në odën e kryetarit të degës, Skender Isufit, me miq e bashkëfshatare diskutuam për tema që na tangojnë të gjithëve.

Do të hyjmë në çdo odë, në çdo lagje, në çdo fshat e çdo qytet, për të dëgjuar hallin e çdo shqiptari e për t’i ngritur ato në institucione, ashtu siç ngritëm e zgjidhëm shumë prej tyre.

Faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Sela.

Odat, në historinë tonë kombëtare kanë qenë institucion me peshë, ku janë kuvenduar tema të rëndësishme për familjen dhe popullin, janë pleqnuar ngatërresa e kanë lindur bashkime e unitete. Ne jemi të njëjtit, kemi të njëjtat vlera e tradita, që edhe përskaj ndryshimeve e adaptimeve të kohës, kemi ndërgjegjen e krenarinë e mjaftueshme për tu hyrë në oda, për të dhënë llogari për sukseset e për të kuvenduar rreth sfidave. Sonte në Haraçinën heroike, në odën e kryetarit të degës, Skender Isufit, me miq e bashkëfshatare diskutuam për tema që na tangojnë të gjithëve. Do të hyjmë në çdo odë, në çdo lagje, në çdo fshat e çdo qytet, për të dëgjuar hallin e çdo shqiptari e për t’i ngritur ato në institucione, ashtu siç ngritëm e zgjidhëm shumë prej tyre. Faleminderit për mikpritjen!