Zhduket pa gjurmë 62-vjeçari nga Tetova
Familjarët kanë dhënë alarmin për zhdukjen e 62-vjeçarit nga Tetova, Eqerem Lutfiu (Iqo). Rasti është paraqitur edhe në polici dhe uniformat blu janë vënë në lëvizje për gjetjen e tij.Familjarët kërkojnë ndihmën edhe të qytetarëve që mund ta kenë parë, ose mund të kenë informacion.Ai nuk është parë më nga ora 18 e 15 e datës 30 dhjetor 2021.
Statusi i djalit të personit të zhdukur:
Njerëz të nderuar, nëse ndonjëri prej jush e ka parë babin tim Eqerem Lutfiu (Iqo),qe pas orës 18:15 me datë 30.12.2021 më nuk është parë. Ju lutem që të më kontaktoni në 071 600-494 cdo informacion i juaj mund të na ndihmojë shumë.