May 3, 2024
Shqipëri

30-vjeçari i dehur hidhet nga kati i dytë i banesës

Është shënuar incidenti i parë i kësaj nate të ndërrimit të viteve në Tiranë.

Sipas Policisë, rreth orës 20:50, në Kamzë, në rrugën “Adriatik”, duke qenë në gjendje të dehur, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç.

30-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 31.12.2021, rreth orës 20:50, në Kamzë, në rrugën “Adriatik”, duke qenë në gjendje të dehur, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.