May 6, 2024
Maqedoni

Jehon kënga serbe në Durrës, reagon gazetarja shqiptare nga Kumanova (Video)

Në sezonën verore në bregdetin shqiptar ka vizitorë të kombësive të ndryshme. Ndër ta, vitet e fundit është rritur numri i vizitorëve nga Serbia.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në plazhin e Durrësit janë dëgjuar këngë në gjuhën sërbe, madje me zë të lartë. Kjo ka revoltuar shumë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe gazetaren kumanovare, Vlora Hamiti, e cila është duke pushuar në Durrës.
“Këto veprime nga bizneset shqiptarë duket se janë një përpjekje për tu afruar me klientelën e tyre nga Serbia. Përafrimit të kulturës Shqiptare e sërbe e përpjekjet për ndërkëmbim janë rezultat i afërsisë së kryeministrit sërb dhe atij shqiptar, Vuçiç e Rama”, ka thënë gazetarja Zenuni Hamiti në deklaratën e saj për Lideri.mk, duke komentuar këtë dukuri të shpeshtuar në bregdetin shqiptar.

Video në këtë Link: https://fb.watch/myqsGCns-7/?mibextid=I6gGtw