April 29, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, LSDM dhe VMRO përplasen për kandidatët

Zgjedhjet afrohen dhe LSDM dhe VMRO-DPMNE, vazhdojnë përplasjet e tyre për kandidatët për president. Nga VMRO- DPMNE kanë akuzojnë kandidatin për president të LSDM-së, Stevo Pendarovskin ka nëpërkëmb imazhin e shtetit në mardhëniet ndërkombëtare.

Sipas tyre në një aktivitet ndërkombëtare Pendarovski I është afruar kryeministres serbe dhe kryeministrit bullgar me shprehjen “dashuri si je”.

“Stevo Pendarovski e turpëroi Maqedoninë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me “dashuri” diplomacinë e solli vendin në këtë gjendje në të cilën ndodhet. Prandaj Maqedonia shënon dështime në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me diplomacinë “dashuri” askush nuk ju ka sulmuar rëndë. “Dashuria” përfundoi me veton, por turpi mbeti. Përulësia dhe mendjelehtësia e Stevo Pendarovskit e rrënojnë imazhin e Maqedonisë dhe me këtë ai nëpërkëmb dinjitetin e zyrës, shtetit dhe popullit,” thuhet në komunikatën me shkrim të VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër nga LSDM thonë se përderi sa kandidati I tyre Stevo Pendarovski , repsketon qytetarët veçanërisht pensionistët, Silajanovska nga DPMNE I fyen ato.

“Përderisa LSDM rrit pensionet, respekton dhe kujdeset për qytetarët e moshuar, Siljanovska fyen pensionistët, duke i krahasuar me Muppet Shoë. Ky lloj qëndrimi ndaj pensionistëve është i papërshtatshëm, dhe nënçmues, jashtëzakonisht i papërgjegjshëm për një politikan, deputet apo kandidat për president” thuhet ne reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM theksojnë se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do t’i thonë JO izolimit dhe PO Evropës.