May 21, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024, VLEN takime me diasporën shqiptare në Berlin

Koalicioni VLEN ka vazhduar fushatën në diasporë. Në një tubim të mbajtur në Berlin kandidati për president Arben Taravari ka thënë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut bashkë me diasporën prej vitit 2011 kanë votuar për opozitën, por faji ka qenë te partitw opozitare shqiptare të cilat nuk kanë arritur të fitojnë pasi kanë qenë të përçara. Partitë e kualicionit VLEN u bashkuan pasi e morën porosinë e të gjithë shqiptarëve tha Taravari. Ai njëherit theksoi se duke e pasur parasysh kontributin e madh të diasporës për vendlindjen, asaj duhet ti mundësohet që të votojë, por edhe të investojë në Maqedoninë e Veriut.

“Patjetër vitin e parë të pushtetit ta mundësojmë që diaspora, ose me hapje të zyrave më shum këtu ose në formë elektronike, ose si në Kosovë edhe në formë të shkruar. Dhe puna e tretë shum e rëndësishme unë e di se plot prej jush doni të investoni në Maqedoni.”, u shpreh kandidat i VLEN për president, Arben Taravari.

Kualicioni VLEN me kandidatë për deputet garon në të gjitha njësitë zgejdhore, përfshi njësinë e tretë ku bartës liste ëhtë Shener Bilali.

“Të organizaur për ta mbajtur votën dhe për ta garantuar ndryhsimin shqiptarët e Çashkës dhe Velesit presin vëmendjen e shtetit. Kemi garanci nga presidenti Taravari dhe kualicioni VLEN se në qeverinë e ardhëshme shqiptarët e zones tre nuk do të lihen vetëm.”, tha bartësi i listës në njësinë e tretë Shener Bilali.

Kryetari i lëvizjes Besa Bilall Kasami thot se me votën për Arben Taravarin për president dhe kandidatët e VLEN për deputet mbështetet integrimi i vendit në BE.

“Më 24 prill të votojnë numrin 6 dhe Srben Taravarin ata votojnë për një Maqedoni më ndryshe, ata votojnë për një Maqedoni të integruar në BE. Kjo mdo të jetë edhe një paralajmërim që më 8 maj qytetarët e Maqedonisë së Veriut shqiptarët do të votojnë kualicionin VLEN.”, tha kryetari i lëvizjes Besa Bilall Kasami.

Liderët e Kualicioni VLEN edhe sot vazhdojnë fushatën me takime në diasporë.