Mickoski: Tragjedia në Bullgari, dëshmi e mosfunksionimit të institucioneve
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, katër ditë pas tragjedisë në Bullgari tha se djegia e autobusit të “BESA TRANS” e humbën jetën 45 persona, paraqet dëshmi të mosfunksionimit të organeve të shtetit.
Ndërkohë heshtjen e deritanishme e ka arsyetuar me ditët e zisë. Megjithatë nënvizon se ngjarja në Bullgari dëshmon krimin dhe korrupsionin që bëhet në institucionet e shtetit.
“Kjo ngjarje jo e mirë është vetëm vazhdim i korrupsionit dhe mosfunksionimi i institucioneve të shtetit, e cila filloi së pari që nga fatkeqësia në Llaskarcë dhe ai hetimi i gabuar thellësisht në “Durmo Turs”, më pas vazhdoj me kabllon në spitalin modular në Tetovë, para disa ditëve për fat të keq ndodhi kjo tragjedi në Bullgarinë fqinje, për të cilën shprehim keqardhje. Nuk ka asnjë lloj përgjegjësie nga institucionet, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie nga institucionet, nuk ka as përgjegjësi morale nga njerëzit që i udhëheqin ata institucione, që për mua personalisht do të thotë turp serioz për ata politikan”, ka deklaruar Mickoski.
Ai tha se OBRM-PDUKM ka pesë kërkesa konkrete për shmangien e tragjedive me autobus, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me kontrolle më të shpeshta teknike të autobusëve, varësisht edhe nga vjetërsia e tyre.