April 29, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Vankovska tubim në Kavadar

Kandidatja për presidente nga “E Majta”, Biljana Vankovska, e prezantoi programin zgjedhor para qytetarëve në Kavadar. Ajo u tregoi të pranishmëve pse do të ishte më e mirë se kundërshtarët e saj. Vankovska tha se nga të gjithë kundërkandidatët ka program dhe ofertë konkrete për qytetarët e vendit, ndërsa kjo sipas saj u mungon kundërkandidatëve.

“Ne nuk urrejmë asnjë popull, asnjë bashkësi. Unë dua të jem presidente e popullit edhe e familjeve sociale, e të varfërve, e atyre që u është bërë padrejtësi. Kavadari është qytet vreshtarësh, të falimentuarish, punëtorësh të cilëve u është hequr djersa dhe puna dhe praktikisht është në duart e dy-tre oligarkëve që ju i njihni më mirë se unë dhe nuk kam pse t’jua them unë me emra. Prandaj unë e përdorë këtë kartë dhe cili do që e gjen veten në këtë që them unë duhet të na bashkëngjitet. Nuk ka më ndarje, të gjithë fëmijët ikën nga ne, se nuk u pëlqen të jetojnë këtu.”, – theksoi kandidatja për presidente nga “E Majta”, Biljana Vankovska.

Ajo rikujton se presidenti, sipas Kushtetutës, ka kompetencë të iniciojë procedurë për dalje nga një organizatë ndërkombëtare, siç është NATO-ja, Nën sloganin “Po i rikthejmë dinjitetin kombit”, ajo angazhohet për ndërprerjen e Marrëveshjes me Bullgarinë, të cilën së bashku me Marrëveshjen e Ohrit dhe Prespës e konsideron një “Trekëndësh të Bermudës” për vendin. Ajo premtoi se datën 24 do ta presin me dinjitet, paqe dhe qetësi. Edhe pse thotë se do të jetë një betejë e gjatë, është e bindur se do të fitojë.