May 12, 2024
Maqedoni

Një grup nxënësish sulmojnë dy fëmijë në Shemshovë

Të enjten në orën 13:00, një i mitur nga Ozurmishti i Tetovës, në prani të prindërve të tij, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 12:40 në oborrin e shkollës në Shemshovë të Tetovës, ai dhe dy shokë të klasës nga i njëjti fshat janë sulmuar fizikisht nga një grup më i madh i të miturve të tjerë, të cilët ata e njihnin.

Sipas raportit, ata kishin përdorë një mjet prej druri gjatë sulmit. Me të miturit e raportuar në prani të prindërve të tyre, është kryer bisedë zyrtare dhe kundër tyre do të përgatiten parashtresat e parashikuara me ligj.