May 16, 2024
Maqedoni

Vankovska në Kamenicë, migrimi problem i theksuar për vendin

Në takime me qytetarë kandidatja për presidente e së Majtës, Biljana Vankovska, ka vazhduar fushatën në Makedonska Kamenicë, ku sipas sajë qytetarët si problem e kanë theksuar çështjen e migrimit.
Vazhdimisht në këtë pjesë të vendit por edhe në tër shtetin po përballemi me migrimin e pjesës më të mire të rinjëve theksoi Vankovska. Ajo thot se pogrami i sajë presidencial dhe i të majtës është i përqëndruar pikërisht në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
“Zgjidhje kemi, vizin kemi, do të ndërpresim të investojmë para në qëllime ushtarake, porn ë qëllime sociale, humane dhe zhvillimore për Maqedoninë. Dhe për fat të keq lajmi i dëtës është se presidenti aktual dhe komandant supreme I forcave të armatosura u friksua nga TV debate, prandaj qytetarë të dashur të maqedonisë nuk do të keni mundësi të na shihni se si përballemi dhe se si ai nuk do të ketë përgjigje në argumentet e mija të cilat nuk janë vetëm shkencore dhe faktike, por edhe të mendjes së shëndoshë. Prandja dilni të shihme dhe shoqërohemi që tu sqaroj se çfar orfron e majta dhe Biljana Vankovska”, u shpreh kandidatja për presidnete nga E Majta, Biljana Vankovska.
Ajo theksoi se nuk sëhtë kanddiate e ambasadave të huaja por e popullit dhe interesin nacional maqedonas do të jetë prioritet I sajë. Vankovska gjatë qëndrimit në Kamenicë ka takuar qytetarët të cilëve u ka ndarë dhe sqaruar programin e sajë, ndërsa ka vizituar edhe tregun e Kamenicës ku poashtu ka takuar qyterët dhe shitësit e këtij tregu./TVM2