May 21, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Siljanovska shpalos programin para tetovarëve

Kandidatja e VMRO – DPMNE-së për presidente Gordana Siljanovska Davkova shpalosi programin zgjedhor përpara tetovarëve. Ajo tha se e rëndësishme në një shtet në tranzicion është kultivimi i standardeve europiane.
Siljanovska premtoi se do të jetë e afërt me popullin dhe do të punojë në avancimin sikurse të politikave të brendshme por edhe të jashtme. Sipas saj e rëndësishme është emrimi I ambasadorëve cilësor nëpër botë. Si presidente, rreth vetes do të mbajë kritikët më të ashpër me qëllim të krijimit të politikave të mirfillta shtetërore. Gjithashtu do të angazhohet për përfshijen e personave me aftësi të kufizuara, grave në parlament dhe pozicione kyçe.
“Ne na duhet politikan me dinjitet dhe integritet, personalitet popullor, I cili do të jetë në mesin e popullit nëpërmjet zyrave të popullit, I cili do të jetë krah popullit nëpërmjet porosive që do të jep në parlament, atëherë kur do të vendos veto, I cili gjithashtu do të jetë për shtetin dhe kombin, atëherë kur jashtë do të dërgojë diplomatët më të mirë, I cili do të jetë për maqedoni të sigurt, për një Maqedoni në paqe, kur në Këshillin e Sigurisë do të krijojë politikë të shkëlqyer, I cili do të jetë për art, kulturë, shkencë, president I cili më të mirëve do t’iu ndaj çmime dhe do të jetë për drejtësi”, kandidatja e VMRO – DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova.
Siljanovska foli edhe për avancimin e standardit në nivel lokal, ekonomi, mjekësi dhe arsim.