May 17, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Jakimovski premton reforma në gjyqësor

Kandidati për president Stevço Jakimovski nga koalicioni “Guximshëm për Maqedonin”, premton se nëse ai fiton zgjedhjet presidneciale fokusi i tij do të jetë në reformat në gjyqësorë. Ai është i mendimit se veting nuk duhet për gjyqësorin por për politikanët, në mënyr që të detyrohen ti largojn duart nga gjyqësori.
Jakimovski thotë se të gjithë e dinë shumë mirë se kush e shkakton korupcionin dhe te cilat parti ajo egziston më së shumti dhe po të mos ishte presioni politik, gjykatësist dhe politikanët do të funksiononin normalisht, pasi e dinë shumë mirë punën e tyre.
Për të është apsurde që disa kundërkandidat presidencial tani flasin për luftë kundër korrupsionit kur në fakë ata nuk kanë ofert konkrete për tu prezentuar qytetarëve.
“Veting duhet për ne politikanët, ne duhet të heqim duart nga gjyqësori dhe do ta shihni atëherë se si gjykatat do të funskionojn normal. Tani nga ata që tentojnë të vijnë në pushtet shohim se praktikisht nuk kanë asnjë ofertë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, përveç atij revanshizmi pesimist dhe asgjë më shumë. dhe e kemi parë vetë që sapo shohin një grumbull parash shumë lehtë bien dakord se si do t’i ndajnë, a ishte fjala për mjetet që ia shpërndanë vetëqeverisjes lokale, ata i ndanë nga dy milionë euro, për kryetarët e Komunave. Edhe tani kur bëhet fjalë për tortën mediatike për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, ku ndanë nga 1milion e 65 mijë euro secili dhe  për ne nga njëqind mijë euro, sikur të ishim qen”, u shpreh kandidati për president i GROM-it, Stefçe Jakimovski.

Sipas Jakiovskit, rruga evropiane e vendit nuk duhet të jetë më e gjatë se viti 2030. Nëse deri atëherë nuk jemi pjesë e unionit, duhet ta braktisim atë koncept thot kandidati për president Jakimovski./TVM2