May 22, 2024
Maqedoni

Dimitrievski tubim në Kavadar, kemi gjykata e gjykatës por nuk kemi drejtësi

Kandidati i Lëvizjes e Di Maksim Dimitrievski ka mbajtur tubim në Kavadar ku ka deklaruar se vendi ka gjithçka por vetëm për ata që janë në pushtet, prandaj qytetarët sipas tij duhet masovikisht të dalin në zgjedhje dhe të thonë mjaft është, sepse nuk kemi ku të ankohemi apo të qajmë.
Dimitrievski tha se është dëshmuar në Kumanovë se si udhëheqësia aktuale e LSDM-së humb në mënyrë katastrofave, ndërsa VMRO-ja e maskuiar të mos fitojë.
“Ne në Maqedoni kemi gjykata, kemi gjykatës, drejtësi nuk kemi. Ne në Maqedoni kemi prokurori, kemi prokurorë ndërsa akuza vetëm për ata që kundërshtojnë pushtetin. Në Maqedoni kemi pronarë të mëdhenjë të cilët e thithin gjakun e qytetarëve. Ne në Maqedoni kemi koncesionarë, të cilët as një para nuk e japin për qytetarët. Ne në Maqedoni kemi shëndetësi, kur të kërkoni intervenim nuk din tu japin injeksion. E më e keqja as që ju kuptojnë kur ju drejtoheni”, u shpreh kandidati për president i Lëvizjes e DI, Maksim Dimitrievski.
Sipas Dimitrievskit ata i kanë ndryshuar vlerat shoqërore, prandaj ai si presidnet i ardhshëm në 100 ditët e para paralajmëron se do të propozojë strategji për luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, sidomos për luftë kund kriminalitetit politik./TVM2