May 17, 2024
BallinaMaqedoni

Zgjedhjet parlamentare/ Kovaçevski dhe Mickoski mesazhe BDI-së!

Nga mitingu partiak në Negotinë, kreu socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski, i ka dërguar mesazhe BDI-së.

I bën thirrje Ali Ahmetit që të përmbahet nga retorika që, sipas tij, nuk është adekuate me aktualitetin ku Maqedonia e Veriut synon të bëhet anëtare e BE-së.

“Ali Ahmeti bën shum gabim me brohoritjet për UÇK-në nëpër mitingje. Ai e di se këyo brohoritje askujt nuk I sjellin dobi dhe vetëm mund të ndezin tensione ndëretnike. Z.Ahmeti dhe ju simpatizantë të BDI-së, të mos lejojmë që të kthehemi në pjesët më të errëta të historisë më të re të Maqdoninë. Kemi shumë përgjegjësi para qytetarëve, kurse votuesit tanë presin të sigurojmë të ardhme më të mirë”, tha Dimitar Kovaçevski.

Edhe Mickoski kishte mesazhe për BDI-në dhe Ali Ahmetin. Por, për dallim nga Kovaçevski, retorika e tij gjithnjë e më shumë po ashpërsohet.

Mickoski as në tubimin në Gjorçe Petrov nuk e fshehu synimin e tij, sic tha, për ta dërguar në pension politik Ali Ahmetin. Por, gjatë kësaj adresoi akuza të ashpra në adresë të liderit të integristëve.

“Nga Gjorçe Petrovi kam disa mesazhe. LSDM-ja nuk e kupton se ia dhuroi shtetin Ali Ahmetit, Artan Grubit, Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit dhe këta të BDI-së nga partia bënë shoqatë tregtare. Është e vërtetë se Ali Ahmeti është kryengritës dhe në vend se si ideolog, në pension politik do të përfundojë me parti kriminele”, tha Hristijan Mickoski.

Ditëve të fundit kanë eskaluar “përplasjet” BDI-VMRO, sidomos pasi eksponentë të opozitës maqedonase vazhdimisht po përsëritin pohimet për të dërguar në opozitë BDI-në dhe duke bërë publike haptazi preferencat për opozitën shqiptare si pjesë të qeverisë së ardhshme.