May 17, 2024
Maqedoni

Arrestohet një shtetas i Serbisë në aeroportin e Shkupit

KOHA
Font Resizer
Aa
AKTUALE
Arrestohet një shtetas i Serbisë në aeroportin e Shkupit
30.04.2024

MPB informon se dje në aeroportin e Shkupit është arrestuar një shtetas i Serbisë.

“Më 29.04.2024 në ora 05:00 në vendkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, zyrtarët policorë e kanë arrestuar D.S.(43) nga Republika e Serbisë, pasi ka dëmtuar xhamin e derës së sigurisë në objektin e terminalit”.

“I njëjti i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Petrovecit për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.