May 13, 2024
Maqedoni

Përçahen mes veti maqedonasit në Bullgari për 75 euro, mbyllin klubin në Bllagoevgrad

Është mbyllur klubi maqedonas “Nikola Vapcarov” në qytetin bullgar Bllagoevgrad, i cili u hap para gjashtë muajsh.

Kështu ka bërë të ditur në Facebook kryetari i komitetit të qytetit të OMO “Ilinden” nga Bllagoevgradi, Atanas Kirjakov, transmeton Lideri.mk.

Siç raportoi PlusInfo, sherri ka ndodhur për 150 leva bullgarë (75 euro).

“Edhe pse planifikohej që Klubi të jetë fole për të gjithë maqedonasit, anëtarët maqedonas të OMO Ilindenit drejtuesit nuk i lejuan në Klub. Kujtojmë gjithashtu se udheheqësua e Klubit ka kërkuar ryshfet prej 150 leva (75 euro) në muaj për qira nga anëtarët e OMO Ilindenit, edhe pse të gjithë qiranë për Klubin e ka paguar diaspora maqedonase”, shkruan Kirjakov. (Lideri.mk)

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1287853875481892&id=100027718754303