May 26, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, VMRO-DPMNE-ja me tubim në Gazi Babë

Angazhimi parësor i VMRO-DPMNE-së do të jetë krijimi i ardhmërisë së re, theksoi bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore, Vllado Misajllovski. Ai ftoi banorët e Gazi Babës që t’i bashkëngjiten për të realizuar platformën e koalicionit “Maqedonia Jote”. Sipas Misajllovskit, ideja është që ketë rritje ekonomike deri në 5%, nxitje të investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës. Misajllovski premtoi se do të përkujdesen në ngritjen e standardit të pensionistëve, me rritjen e pensioneve. Gjithashtu theksoi që çdo fëmijë do të ketë mundësinë të strehohet në kopsht.

“Të ketë investime të brendshme dhe të huaja. Planifikojmë 50 mijë vende të reja pune, planifikojmë 500 punësime të reja për zgjidhjen e problemit të marrëdhënies së punës të punëtorëve shëndetësorë dhe premtimin që shpesh e japim këtu në Gazi Babë, 5 mijë denarë për të gjithë pensionistët që nga viti i parë.”, – theksoi bartësi i listës në njësinë e 2-të zgjedhore i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se do të kthejë standardin jetësor dhe do të mënjanojnë kaosin nëpër institucione.

“Front kundër korrupsionit, do të bëjmë shpërbërjen dhe reformë ligjore të këshillit gjyqësor dhe këshillit për prokuror publik, kontrollin e pronës së gjykatësve dhe prokurorëve publikë dhe familjeve të tyre, 250 milionë euro për investime në komunat.”, – u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Për kandidaten për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, prioritet do të jetë mbrojtja e atdheut dhe interesat shtetërore, ndërkohë që do të ketë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët në vend.

“Do t’i kthej zyrat e popullit që ju të mund të vini atje, në vende të dukshme që të mund të thoni se çfarë nuk është e mirë, çka është e mirë, të propozoni, të kritikoni bashkërisht.”, – deklaroi kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova.

Siljanovska theksoi se do të jetë e rrethuar nga kritikët për të sjellë politika të mirëfillta për qytetarët dhe luftuar krimin dhe korrupsionin./TVM2