June 17, 2024
Maqedoni

Shkupjani arrestohet në Tabanoc me 1.100 monedha të vjetra (Foto)

Më datë 31.03.2023 në ora 14:30 në stacionin policor në Tabanoc, me të hyrë në Maqedoni, policia nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri – Stacioni Policor Tabanoc ka ndaluar S.J.(51) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit shtesë, tek ai janë gjetur dhe u konfiskuan 1.120 copë monedha të ndryshme. Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në të cilën ka thënë se monedhat i kanë arritur me kargo në Serbi, sipas marrëveshjes së mëparshme me persona nga ky shtet, ku ka shkuar për t’i marrë, transmeton Lideri.mk.

S.J. i është dorëzuar policisë në Stacionin Policor Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme./Lideri.mk