May 18, 2024
Maqedoni

Ramadani: Mungesa e përfaqësimit në ‘Tigrat’, ofendim për shqiptarët dhe shqetësim për qytetarët

Blerant Ramadani, përfaqësuesi i koalicionit VLEN, ka folur për mungesën e përfaqësimit shqiptar në njësinë speciale ‘Tigrat’, duke shfaqur ndjenja të thella të shqetësimit për mënyrën sesi kryetari Talat Xhaferi e ka trajtuar këtë çështje. Në një deklaratë për media, Ai kritikoi përgjigjen e Xhaferit, duke e akuzuar atë për shkëputjen nga realiteti dhe përgjegjësitë e tij, njofton Telegrafi.

“Kryeministri shqiptar i BDI-së, nuk është asgjë tjetër veçse një simbolikë pa rezultate konkrete dhe pragmatike. Si i tillë, ai mbetet teknik dhe i pafuqishëm për të çuar përpara ndonjë çështje të shqiptarëve dhe qytetarëve në përgjithësi. Detyra e tij është shndërruar në imponimin e rolit të tij si inspektor dhe autoritet i rëndësishëm dhe profesional tek nëpunësit administrativ. Mburret duke shkuar nëpër zyra dhe pretendon kryeministrin e vërtetë dhe të drejtën e tij për të vizituar gjithçka, mirëpo ku nuk i përshtatet ose ku nuk ka autoritet të mjaftueshëm, Talat Xhaferi hedh topin e përgjegjësisë diku tjetër”, tha ai.