May 5, 2024
Maqedoni

Arrestohet vajza 23 vjeçare duke i shitur drogë një fëmiu

Më datë 02.01.2024 në Koçan, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Koçan, kanë arrestuar 23-vjeçaren me iniciLe J.S. dhe një djalosh të moshës së mitur, në prani të kujdestarit të tij, të dy nga Koçani. Sipas MPB, rreth orës 14:00, J.S. i ka shitur marihuanë djaloshit të moshës së mitur në shtëpinë e tij, transmeton Lideri.mk. “Policët kanë marrë marihuanën dhe pas përfundimit të rastit ndaj personave do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.