May 7, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet 2024, “E Majta” vazhdon me aktivitetet zgjedhore

“E Majta” vazhdon të prezantojë para qytetarëve programin për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 8 maj së bashku me raundin e dytë të presidencialeve. Nga kjo parti gjatë takimeve me qytetarët në Shtip, bartësi i njësisë zgjedhore 3, Borislav Kërmov, tha se qytetarët e gjejnë veten te partia e  tyre dhe i mbështesin maksimalisht, sepse janë dëshmuar në Kuvend. Ai pret që nga njësia zgjedhore tre të nxjerrin tre deputetë, ndërsa në nivel shtetëror numri i deputetëve të “Së Majtës” të jetë dyshifror.
“Presim që mbështetja të dyfishohet. Shihni, ne për së pari herë morëm pjesë në zgjedhjet presidenciale, për së pari herë  grumbulluam nënshkrime, është një proces që mësohet. Rezultati aspak s’është i keq. Kështu që të gjithë e dinë se “E Majta” garon në Kuvend dhe më 8 maj do të kemi rezultat të shkëlqyer.”, – deklaroi bartësi i listës në njësinë zgjedhore 3, Borislav Kërmov.
Kandidati për deputet i “Së Majtës”, Aleksandar Simeonov, thotë se ata janë i vetmi i tretë për shtetin dhe se më 8 maj “E Majta” do ta dobësojë edhe më shumë LSDM-në.
“Pushtetit aktual i janë ngatërruar të gjitha llogaritë, siç patë LSDM-ja është ndarë në dy parti dhe faktikisht ne ngelemi i vetmi opsion që imponohet si opsion i tretë në shtet. Presim rezultate shumë të mira dhe dobësimi që po i vjen LSDM-së, ne do ta përmbysim plotësisht në zgjedhjet parlamentare.”, – theksoi kandidati për deputet nga “E Majta”, Aleksandar Simeonov.
Kandidatët për deputetë të “Së Majtës”, besojnë në mundësinë për ripërtërirjen e Maqedonisë,e cila sipas tyre mund të realizohet duke rritur pagën minimale, duke rritur pensionet, maksimizimi i çmimeve për metër katror sipërfaqe banimi. Gjithashtu programi i tyre parasheh edhe  pensionim të parakohshëm për prindërit dhe qendrat ditore për personat me nevoja të veçanta, tokë falas dhe fonde të pakthyeshme për njerëzit që duan të merren me bujqësi dhe të jetojnë në fshat, si dhe dyfishim i subvencioneve për prodhuesit e vegjël./TVM2