May 7, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet 2024, jashtëparlamentaret vazhdojnë fushatën

Partitë jashtëparlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, duke kërkuar besimin e qytetarëve për ulëse në Kuvend.
“Viteve të fundit është evidente migrimi nga fshati në qytet dhe migrimi nga vendi në diasporë. Ne kemi prapa stimulimit të fermerëve të rinj, sidomos të grave fermere, do të mundësojmë kushte më të mira për hapjen e bizneseve në këto vende rurale.”, – deklaroi Gjoko Bunevski nga Lëvizja “E di”.
“Nëse do të marrim besimin e popullit në këto zgjedhje dhe do të jemi pjesë e ekzekutivit, do të mbështesim me të gjitha asetet tona politike dhe njerëzore çdo ligj të veçantë dhe çdo reformë rrënjësore për drejtësi, departizimin e sistemit gjyqësor.”, – theksoi Gjyla Çeliku nga LQE./TVM2