Komanda Qendrore e SHBA’së (CENTCOM) bëri të ditur se tre anëtarë të shërbimit amerikan u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë si pjesë e Operacionit “Epic Fury”, gjegjësisht sulmit në Iran.
“Disa të tjerë pësuan lëndime të lehta nga shrapnelat dhe tronditje në kokë dhe janë në proces të kthimit në detyrë”, bëri të ditur CENTCOM në një njoftim, përcjell Insajderi.
“Operacionet e mëdha luftarake do të vazhdojnë dhe përpjekjet tona ndaj reagimeve janë duke vazhduar”, u tha më tej.
ADVERTISING
Ushtria nuk i bëri të ditur emrat e anëtarëve të shërbimit që mbetën të vrarë, sipas NBC News.
Më herët, CENTCOM njoftoi se një korvetë iraniane e klasit Jamaran u godit nga forcat amerikane si pjesë e operacionit. Anija po fundosej në fund të Gjirit të Omanit.
“Siç tha Presidenti, anëtarët e forcave të armatosura të Iranit, IRGC dhe policisë ‘duhet të ulinarmët’. Braktisni anijen”, tha CENTCOM. /Insajderi.org/

