May 10, 2024
Maqedoni

Zbulohet kush qëndron pas shpifjeve kundër Ziadin Selës

Në prag të Kongresit të Dytë të ASH-së, ku Ziadin Sela është i vetmi kandidat dhe ka mbështetjen e të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve të partisë, portale të afërta me Artan Grubin dhe BDI-në, për disa ditë me radhë publikonin lajme me akuza dhe shpifje ndaj Ziadin Selës.

Në këto shkrime pretendohej se ka pakënaqësi dhe ndarje brenda ASH-së, por asnjëra prej tyre nuk rrezultoi e saktë. Shkrimet e këtilla tentonin të nxisin edhe përçarje dhe akuza mes funksionarëve, por edhe këto u demantuan nga vetë funksionarët të cilët të gjithë dolën unik dhe në mbështetje të Selës./in7.tv