May 9, 2024
Maqedoni

E rrallë: Shqiptari nga Shkupi ngushton oborrin e vet, për të zgjeruar rrugën e lagjes

Kemi shumë raste kur qytetarët mundohen të fitojnë ndonjë milimetër oborr më tepër, duke nxjerrë murin në rrugë. Një rast ndryshe paraqet shembulli i një shqiptari nga lagja Vizbeg e Shkupit, i cili ka rrënuar murin vetëm e vetëm të zgjerojë rrugën e lagjes edhe pse është dashur të ngushtojë oborrin e tij, transmeton Lideri.mk.

“Selam Alejkum, ky gjest i Vllaut nga lagjja e Vizbegut, InshaaAllah do jet shembull për tërë Shkupin se rrugën duhet zgjërohen e Jo ngushtohen, me respekt Qytetar”, ka shkruar një qytetar i cili foton e ka dërguar te faqja Duam Çair të Pastër./Lideri