May 14, 2024
Maqedoni

Denkov: Sofja s’ka kërkesa tjera ndaj Shkupit

Kryeministri bullgar Nikolaj Denkov gjatë një fjalimi në parlamentin evropian komentoi marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke kujtuar se Bullgaria është vendi i parë në botë që e njeh Maqedoninë si shtet të pavarur evropian.

“Për fat të keq, me kalimin e viteve marrëdhëniet tona janë përkeqësuar dhe nuk mendoj se Bullgaria është fajtore për këtë. Prandaj dua të them qartë se Bullgaria aktualisht nuk ka kërkesa të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut, përveç atyre që janë përcaktuar me vendimin e Bashkimit Evropian vitin e kaluar”, deklaroi Denkov, duke nënvizuar se Maqedonia e Veriut duhet ta përmbushë marrëveshjen.

Kjo deklaratë e Denkov vjen pasi disa eurodeputetë i kërkuan Sofjes që t’i hapë rrugën Shkupit për anëtarësim në BE.