April 29, 2024
Maqedoni

Zaevi i përgjigjet Maksit: Nuk mund të veprosh kundër LSDM-së dhe të jesh anëtar i LSDM-së

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot i bëri me dije kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievskit se nuk mund të luftosh kundër LSDM-së dhe të vazhdosh të jesh anëtarë i LSDM-së. Sipas tij këtë nuk e lejon statuti i partisë, shkruan Alsat.

“Statuti dhe Kodi etik qartë e definojnë këtë çështje. Qytetarët, anëtarët e partisë mund të votojnë ashtu siç mendojnë…Ne nuk e pengojmë dikë që të jetë edhe kandidatë i pavarur, gjithashtu mund të jetë funksionar i LSDM-së, anëtar i LSDM-së dhe të kandidohet në taborin e kundërt, ajo është e drejt e tij, por statuti e rregullon pikërisht këtë, dhe qartë thotë se ju shkoni kundër LSDM-së dhe nuk mundet njëkohësisht të jeni anëtar në LSDM, dhe të luftoni kundër LSDM-së. Logjika është shumë e qartë dhe shumë e thjeshtë, nuk duhet të jeni jurist për ti kuptuar çështjet statutare… Në rast se niseni kundër LSDM-së, njëkohësisht nuk mund të jeni LSDM. Është shumë e thjeshtë. Maksim u nis kundër Maksimit”, tha Zaev.

Zaev tha se çdo qytetarë ka të drejtë të votoj sipas bindjes së tij. Por u shpreh se pret që çdo anëtarë i LSDM-së të votoj për LSDM-në, ndërkohë që nënvizoi se Dimitrievski do të jetë humbësi më i madh në këto zgjedhje. /alsat.mk