May 10, 2024
Maqedoni

Zaev i bindur se është e mundur zgjidhje me Bullgarinë deri në fund të dhjetorit

Kryeministri Zoran Zaev sot shprehu bindjen se mund të gjendet zgjidhje me Bullgarinë deri në fund të dhjetorit, pasi, siç theksoi, kjo është e mundur pasi ndryshimet nuk janë aq të mëdha dhe e kemi për detyrë të hapim të ardhme dhe jo të jemi të ngujuar në të kaluarën.

“Asnjëherë nuk i kam parë kështu këmbëngulës kancelaren (Anglea) Merkel dhe presidentin (Emanuel) Makron, të jenë të saktë, të jenë të qartë, duke biseduar edhe me mua edhe me presidentin Radev, për shkak të hapit të ardhshëm në këtë drejtim”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka njohur ndonjë tentim të sinqertë tek Merkeli dhe Makroni për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Deklarata e miratuar dje, potencoi Zaev është e saktë, flet për zgjerimin në të gjitha detajet ndërsa po kështu e saktë ka qenë në vitin 2003 në Samitin e Selanikut. Ai shprehu falënderim për të gjitha deklaratat e miratuara deri më tani në Sofje, Zagreb dhe në samitet e tjera në periudhën e kaluar prej 18 vitesh.

“Kjo deklaratë e saktë që dje e miratoi Këshilli Evropian në Samitin e Ballkanit Perëndimor vetëm në letër nuk vlen asgjë për ne si Maqedoni e Veriut, as për Shqipërinë, as nuk besoj në katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Prandaj duhet në vepër, prandaj e përmend se aspirata dhe qëllimi jonë strategjik kryesor është BE dhe anëtarësia e plotfuqishme, ndërsa qëllimi strategjik i politikës së jashtme të BE-së është Ballkani Perëndimor pasi jemi të lidhur njëri me tjetrin, ekonominë e kemi të lidhur, varemi njëri prej tjetrit”, sqaroi kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe gjykatësin Lazar Nanev.

U përqendrua në menaxhimin e krizave eventuale të refugjatëve, të cilat nuk janë të mundura pa Maqedoninë e Veriut, pa Shqipërinë, Greqinë, Bullgarinë si edhe për energjetikën, kur, siç tha, nuk mund të kemi energji elektrike nga Greqia drejt Hungarisë dhe Kroacisë pa kaluar nëpër Ballkanin Perëndimor…

“Ne jemi në Evropë dhe nuk ka ikje prej kësaj”, theksoi Zaev.

Në pyetjet e gazetarëve se kur Maqedonia e Veriut përfundimisht do ta marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, kryeministri përkujtoi se vendi ynë në mars të vitit 2020 mori vendim me votimin e 27 vendeve anëtare për vendimin për fillimin e negociatave dhe kjo është marrë, që nuk ishte rast nga viti 2005 e këtej.

Bëri rezyme se vitin e kaluar patëm vendim të Këshillit Evropian me të gjitha 27 vendet – anëtare për fillimin e negociatave ndërsa tani e presim mbajtjen e Këshillit për punë të përgjithshme në dhjetor ta sjellë vendimin për miratimin e kornizën negociuese në të cilën shkruan se përkthimi i akitos do të jetë në gjuhën maqedonase dhe caktimi menjëherë pranë fundit të vitit në Konferencën ndërqeveritare të parë.