May 14, 2024
Maqedoni

Dy raste të reja, asnjë i shëruar dhe asnjë i vdekur në 24 orët e fundit nga KOVID-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në përputhje me të dhënat e Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 2.216 testime ndërsa janë regjistruar vetëm dy raste të reja me koronavirus. Që të dy rastet janë evidentuar nga qytetin e Shkupit.
Nuk ka asnjë të vdekur e asnjë pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 155.684 raste me kovid, kanë shëruar 149.977, ndërsa jetën e kanë humbur 5.484 persona.
Numri i rasteve aktive është 223. /SHENJA/