May 16, 2024
Maqedoni

Zaev: Gëzohem që BDI thotë se e ka rrumbullaksuar agjendën etnike

Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme ka përshëndetur paralajmërimin e BDI-së, se do të ndryshojnë agjendën e veprimit të tyre politik.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që politikanët kur të japin fjalën e tyre, premtimet e tyre, të njëjtat duhet t’i realizojnë.

“Për mua është mirë që sot mund të komentoj se partia më e madhe politike shqiptare rrumbullakson agjendë etnike dhe se sot tashmë flasim për qytetarët. Mjaft ishte ajo shqiptarë, maqedonas, serb turq , vllehë, qytetarë kemi në shtet, dua ta përshëndes këtë pasi vërtetë është një hap, sigurisht kur vjen nga partia më e madhe në pushtet nga blloku shqiptar, njëkohësisht I keni njohur politikat të tyre në ndërtimin agjendës së gjelbër në Qeveri, atë që e publikuam me fotovoltaikët dhe gjëra të tjera, janë pjesë e politikave që realisht dhe praktikisht jemi preokupuar të gjithë që jemi në koalicion”, ka thënë Zaev.