May 24, 2024
Sport

Yjet e NBA-s braktisin kombëtaren, ja basketbollistët që përfaqësojnë Amerikën në Botëror

Golden State Warriors guard Stephen Curry (30) shoots while defended by Los Angeles Lakers forward LeBron James (6) during the first half of an NBA basketball Western Conference semifinal game, Wednesday, May 3, 2023, in San Francisco. (AP Photo/Jeff Chiu)
Trajneri i Golden State Uarriors, Stev Kerr, ka nisur nga puna si drejtues i kombëtares amerikane të basketbollit, me të cilën do të përfaqësohet në botërorin që zhvillohet në Azi, më datat 25 gusht-10 shtator. Kombëtarja amerikane e nisi më vonë nga sa ishte parashikuar fazën përgatitore, që do të zhvillohet që Las Vegas.

Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim në 30 vitet e fundit, në këtë botëror nuk kanë pranuar të veshin fanellën e kombëtares amerikane thuajse të gjithë yjet e NBA-së. Pra, vështirë të thuash se ekipi i këtij edicioni është një “dream team”, ekip ëndrrash, duke parë emrat e 12 lojtarëve që janë grumbulluar.

Edhe në vitin 2019, kombëtarja amerikane u paraqit pa shumë nga yjet, duke u klasifikuar në vendin e shtatë, shumë larg pretendimeve. Gjatë kësaj periudhe, kombëtarja do të zhvillojë disa miqësore, në Amerikë (me Portorikon), Spanjë (me Spanjën e Sllovenine) dhe Abu Dhabi (me Greqinë dhe Gjermaninë).

Basketbollistët: Jalen Brunson, Tyrese Haliburton, Brandon Ingram, Anthony Edwards, Mikal Bridges, Cam Johnson, Austin Reaves, Josh Hart, Paolo Banchero, Jaren Jackson Jr., Bobby Portis, Walker Kessler.