July 27, 2024
Sport

Shorti i Ligës së Dytë: Bashkimi sfidon Ohrin, Besa kundër Osogovës

Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, u hodh shorti për sezonin e ri në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë. Java e parë, që nis më 12 gusht, do të sjell derbin e ish skuadrave të Ligës së Parë, Bellasicës dhe Pelisterit.

Ndërkohë skuadra e Bashkimit, sfidën e parë do të zhvillojë në Kumanovë , ku do të takohet me skuadrën e Ohrit. Ndërkohë skuadra e Besës, që shihet si një ndër favoritët për tu inkuadruar në elitën e futbollit vendor, ndeshjen parë do të zhvillojë në transfertë përball Osogovës.

Në transfertë do të jetë edhe Arsimi, që takohet me Novacin. Në sfidat e tjera, Pobeda mirëpret Teteksin, ndërsa Sasa e Kamenicës sfidon Skopjen. Detoniti dhe Kozhuvi, në terrenin vendas takohen me Vardarin e Negotinës, respektivisht Karaormanin. Të gjithë ndeshjet do të zhvillohen me 12 gusht, në orën 17.00.