May 27, 2024
Rajon - Botë

“Xhipa të zi në Beograd”! A do të plasë sherri sonte mes simpatizantëve të Vuçiqit dhe opozitës serbe?

Zgjedhjet e sotme në Serbi janë zgjedhjet e para pas një kohe të gjatë në të cilat partia e presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk e ka fitoren e sigurtë. Për këtë arsye edhe tensionet janë prezente gjithandej, e veçanërisht në Beograd. Disa mediume raportojnë se në pjesë të Beogradit janë paraqitur “xhipa të zinj”, që dyshohet se do të shkaktojnë incidente, transmeton Lideri.mk.

Edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, në një intervistë të fundit për emisionin “Fokus” në B92, ka shprehur pretendime për planet e supozuara të opozitës për të shkaktuar kaos dhe për të rrëzuar rendin kushtetues në ditën e zgjedhjeve. Duek pasur parasysh se këto paralajmërime vijnë nga bashkëpunëtorja më e afërt e Vuçiq, nuk përjashtohet mundësia që pikërisht pushteti serb po krijon alibi të manipulojë zgjedhjet dhe të shkaktoj kaos, për të cilin paraprakisht ia hedh fajin opozitës.

“opozita e udhëhequr nga Dragan Gjilas, planifikon të krijojë kaos në qendrat e votimit, të varrosë institucionet dhe të shpallë fitoren para se të numërohen votat”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo pretendon se ka prova për këto pretendime dhe se në të njëjtat informacione kanë akses edhe organizata të huaja.

“Sipas informacioneve që kemi dhe jam i sigurt që këto informacione i kanë edhe organizatat e huaja në Serbi, misione të ndryshme, ambasada, opozita e udhëhequr nga Dragan Gjilas po planifikon kaos në ditën e zgjedhjeve. Praktikisht planifikojnë të krijojnë kaos në qendrat e votimit që në mëngjes, të mbushin KQZ-në dhe gjykatat dhe prokuroritë, në mënyrë që në mbrëmje, pavarësisht rezultateve, të shpallin fitoren, para se të dalin rezultatet dhe votat numërohen, dilni në rrugë dhe përpiquni të kapni pushtetin në fytyrë. Që është krijim i drejtpërdrejtë i kaosit, i panikut, i cili është shembje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues të Serbisë”, ka shtuar ajo.