May 15, 2024
Kolumna

Ç’është kjo heshtje, ku janë punëtorët e arsimit, intelektualët, sektori civil ?

Etem Xheladini

Vallë a duhet heshtur e toleruar shqiptarët këto padrejtësi që po ju bëhen nxënësve- fëmijëve shqiptar për këto tri dekada
Çdo fillim viti shkollor që nga mëvetsimi i Iliridës-Maqedonisë Veriut, nxënësit-fëmijët shqiptar kudo në vendëbanimet e tyre, duke filluar nga Manastiri, Prilepi, Struga, Velezi, Shkupi, Kumanova, tashmë së fundi Idrizova ballafaqohen me të njejtat probleme për disa vite, duke kërkuar hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe si në arsimin fillorë e të mesëm, në shkollat e këtyre vendëbanimeve ku banojnë e jetojnë, si dhe janë taksapagues.
Injorimi sa vjenë e shtohet kur prindërit shqiptarë kërkojnë mëvetsimin e tyre, ose ndërtimin e ndonjë objekti shkollor në fshatin apo qytetin e tyre, dukuri për të cilën deri tani shteti, gjegjësisht Ministria e Arsimit asgjë nuk ka bërë në këtë drejtim për ti ndihmuar nxënësit shqiptarë, për të shfrytëzuar të drejtën më elementare, shkollimin e çdo fëmije në gjuhën amëtare.
E kur këshillat e prindërve të nxënësve shqiptar kërkojnë zgjidhje, më se tri dekada në të ashtëquajturin sistemi pluralist, e demokratik, përgjigjëja e kompetentëve çdo herë ishte dhe është e njejtë si kjo e ministrit aktual të arsimit Jeton Shaqirit, se Inspektorati arsimor është duke bërë raport për të parë nëse shkolla ka kushte për të hapur paralelen në gjuhën shqipe, e nëse nuk gjendet zgjidhje trumpetojnë çdo herë se kryetarit të Komunës do t’i merren kompetenca, ku për një dukuri të tillë deri më tani nuk u ndëshkua asnjë drejtor, e kryetar komune.
Tani shtrohet pyetja, kjo padrejtësi të ju bëhet nxënësve me mësim në gjuhën maqedonase a do tu zvarritëke me vite e dekada, përgjigjëja do të ishte Jo, nga se do tu shfrytëzonin të gjitha mundësitë ligjore jo vetëm për shkollën ku do të kishte probleme të tilla, por për të gjithë shkollat tjera në komunë, sepse për ta sistemi duhet të jetë i barabartë, nuk duhet të diferfencohet një shkollë nga shkollat tjera.
Në këto raste nëse vendosninë për t’i marrë kompetencat do t’i merrnin të gjitha brenda sistemit arsimor, nëse nuk e realizojnë atë të cilën e kanë obligim ligjor dhe kushtetues.
Kurse kur janë në pyetje nxënësit shqiptar institucionet kompetente, po edhe politikëbërsit si pozitë, po edhe opozita zgjedhin heshtjen.