May 7, 2024
Maqedoni

Bastisje në burgun e Idrizovës, gjenden armë të ftohta dhe lëndë narkotike

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Në një aksion të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, për shkak të dyshimeve për vepra penale, mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në burgun e Idrizovës – Shkup me qëllim të sigurimit të materialit dëshmues”.

Drejtori i burgut Zoran Jovanovski, në një deklaratë për MIA-në, ka thënë se gjatë bastisjes është gjetur një sasi e madhe e sendeve të paligjshme.

Siç u njoftua në media, policia dyshohet se kishte dijeni se në burg po përgatitej një përplasje mes dy grupeve.

Policia ka kryer bastisje  në burgun e Idrizovës edhe në fund të tetorit të vitit të kaluar, gjatë të cilit, siç paten inforfmuar nga MPB, u gjetën 63 telefona celularë, 82 thika, 71 karikues telefoni dhe drogë. Nga ky askion mbetën të lënduar disa të burgosur dhe disa polic.