May 14, 2024
Maqedoni

Xhaferi: Largimi i Izetit nuk e ka dëmtuar BDI-në – jemi duke fituar nga viti 2002!

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi në emisionin “A më dëgjon” ka folur rreth sfidave në politik si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe krijimin e frontit evropian. Në pyetjen e moderatorut drejtuar Xhaferit, se a u ka dëmtuar largimi i Izet Mexhiti nga BDI, ai ka deklaruar se BDI nga viti 2002 ka korrur vetëm fitore.

“Ndarja e një eskponenti që ju e përmëndët nuk e ka dëmtuar BDI-në, shkëputje të tilla të vogla BDI ka pasur edhe në të kaluarën, megjithatë askush nuk ka mundur ta lëkund BDI-në, sepse ne jemi me qytetarët”, ka thënë Xhaferi.