April 29, 2024
Maqedoni

Alternativa nuk do të jetë pjesë e Qeverisë

Alternativa nuk mbështet shumicën qeverisëse në Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësi i partisë Alternativa, Orhan Murtezani, në një prononcim për televizionin Telma, ka thënë se ata si parti num do ta mbështesin shumicën qeverisëse në vend pasi, sipas tij, ajo eshe ashtu është duke rënë.Më tej ai ka shtuar se ende nuk ka asgjë, si nga Alternativa, por edhe nga koalicioni me Aleancën për Shqiptarët për ndonjë mbështetje të ndonjë kandidati në raundin e dytë zë zgjedhjeve lokale.
“Ne si parti Alterantiva, nuk kemi shkak për të folur për atë se a do t’i ndihmojmë një qeverie e cila eshe ashtu është në rënie të lirë. Për çdo opcion tjetër mbetet të shihet kur do të përfundojë edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Se kë do të mbështesim në raundin e dytë, brenda partisë, por edhe brenda koalicionit, ende kjo çështje nuk është diskutuar. Dua të theksoj se votat e dhëna për ne, nuk i konsiderojmë si pronën tonë, andaj edhe nuk mundj ia japim dikujt. Kjo është çështje individuale”, ka thënë Murtezani.