May 12, 2024
Maqedoni

Zv/ministri Tiron Jajaga apel të rinjve shqiptarë: Konkuroni për ushtarë profesionistë, rroga mbi 700 euro

Klan Maqedoni: Përfaqësimi i shqiptarëve vazhdon të jetë i dobët në këtë ministri. E kjo edhe për shkak të interesit të dobët nga ana e shqiptarëve që të konkurrojnë për tu bërë pjesë e armatës edhe pse kushtet janë të mira. Në konkursin e fundit të akademisë ushtarake nga 43 kandidatë të pranuar, vetëm 2 janë shqiptar?

”Sa i përket interesit, unë mund të them se jo vetëm interesi por edhe mungesa e informacioneve. Një person që punësohet në Ministrinë e mbrojtjes qoftë ai një ushtarë i thjeshtë apo një oficer rroga minimale është mbi 700 euro” – tha Tiron Jajaga, ministër i Mbrojtjes për Klan Maqedoni.

Zëvendësministri Jajaga, bën thirrje deri tek qytetarët që të aplikojnë sepse ai garanton se kushtet do të jenë fer dhe të njëjta për të gjithë. /KlanMacedonia/