May 13, 2024
Maqedoni

Xhaferi: Korridori 8 do të ndërtohet deri në vitin 2027

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka inspektuar punimet në korridorin 8, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri tha se shpreson punimet në ndërtimin e korridorit të kryhen në kohë, pra deri në vitin 2027.

“Jemi në pikën e fillimit të punimeve në realizimin e projektit mega korridorin 8, pjesë e së cilës është edhe korridori 10d.

Punimet do të zgjasin deri në fund të 2027-tës. Duke marrë parasysh se punëmarrësit apo punë kryesit projektet që i kanë realizuar në rajon i kanë kryer në kohë dhe se s’ka dilema se edhe ky projekt do të realizohet në kohë”, tha Xhaferi.
Ejup Rrustemi drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, theksoi se ky do të jetë model i ri i autostradave në Maqedoni.

“Për 4.7 vjet, do të ndërtojmë 110 km autostradë që është model i ri nëpërmjet të së cilës ne e ndërruam modelin e ndërtimit të autostradave në Maqedoni. Modeli i vjetër ishte 5.3 km në vit, në këtë model do të ndërtojmë 23 km autostradë në vit” tha Rrustemi.