May 10, 2024
Maqedoni

Familja e pasur nga Shkupi ofron 2.500 euro nëse e gjeni këtë papagall të humbur

Shpërblim prej 2500 euro ofron një familje nga Shkupi, nëse ia gjeni papagallin me emrin Sher, i llojit Ara, që ka humbur pesë ditë më parë. Familja, identiteti i së cilës bëhet i ditur për redaksinë tonë, sqaron se papagallin Sher e kanë tuajtur tani dy vite, posedon kartë identifikimi dhe për herë të fundit është parë në lagjen Orman, pranë poligonit për gara kartingu, transmeton Lideri.mk.

Ata gjithashtu kanë dhënë udhëzime se si t’i afroheni asaj pa e frikësuar apo lënduar, nëse dikush e vëren.

– Thirreni, nuk kafshon. Zgjateni dorën, jo pëllëmbën dhe tregoni durim, do të vijë. Mos iu afroni me peshqir apo batanije dhe mos e kapni në qafën. Nëse ju vjen në dorë, vendoseni në hapësirë të mbyllur. Nëse duhet ta kapni me duar, atëherë kapeni pas qafës pa e shtrënguar apo pas shpine – shpjegojnë ata.

Kush e gjen ose e vëren mund të lajmrohet në numrin 076/302-321./Lideri