May 13, 2024
Kosovë

Vuçiq qaraman: Edhe nëse na vrisni të gjithëve, nuk e njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç iu drejtua qytetarëve mbrëmjen e sotme pasi terroristët serbë sulmuan Policinë e Kosovës duke vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër.

Edhe pse terroristët serbë sulmuan policinë, Vuçiç pretendon se fajtor është kryministri i Kosovës, Albin Kurti.

Më tej ai tha se nuk ka asnjë mundësi që Serbia të njohë Kosovën, zyrtarisht ose jo zyrtarisht, “edhe nëse vriten të gjithë”.

“Atyre që mendojnë se do të ushtrojnë presion që Serbia ta njohë Kosovën e pavarur, unë u them “Ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, ju mund të na vrisni të gjithëve”, theksoi Vuçiç teksa shtoi: “Harroni njohjen e Kosovës. zyrtarisht dhe jo zyrtarisht”.